Të paktën 2 infermirë në spitalin e Shkodrës kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Sipas gazetarit Simon Shkreli në raportimin për ABCNews, dy infermierët janë infektuar nga kontakti me pacientë të infektuar.
Në 24 orët e fundit, ISHP mori në Shkodër 32 tamponë për të testuar, mes të cilëve 7 ishin të personelit mjekësor të spitalit rajonal.
Bashkë me 2 rastet e reja, në Shkodër ka gjithsej 59 të infektuar, duke u renditur e dyta pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve.
Ditët e fundit janë zbuluar disa vatra të reja: mes të cilave një fasoneri, dy familje të cilat kishin organizuar një ceremoni mortore dhe koordinatori i OSHEE-së, i cili ka vazhduar punën deri më 10 prill, duke përbërë rrezik për kolegët e tij.