Në rast se mësimi në shkolla e universitete nuk nis brenda majit, atëherë viti shkollor do të zgjatet me një muaj deri në korrik.
Këtë lajm e bëri publik ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një intervistë në Report Tv.
Në rast se mësimi do të shtyhet me një muaj, edhe aplikimet për në universitet do të shtyhet me një muaj.
Ky vendim pritet të merret në javët e ardhshme, në varësi të kurbës së të infektuarve me Covid-19 në vend.
Po ashtu, Shahini sqaroi maturantënt se nëse temat e zhvilluara onlinë gjatë këtyre javëve, nuk do të përsëriten në shkollë kur të rinisë mësimi, ato nuk do të përfshihen në provimet e maturës.
Lidhur me nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online dhe kanë kërkuar përsëritjen e vitit mësimor, Shahini tha se do të lejohet përsëritja e vitit vetëm për raste sporadike, por jo si brez i tërë.