Një studim i nisur për të provuar se ilaçi kundër malaries mund të kurojë koronavirusit, u ndërpre, për shkak se disa pacientë patën probleme me zemrën dhe disa vdiqën. Studimi u nis nga ideja e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili deklaroi se ky ilaç mund të kurojë virusin.
Studimi përfshiu 81 pacientë të shtruar në spital. Gjysma e tyre mori një dozë prej 50 miligram nga ilaçi kundër malaries,dy herë në ditë për pesë ditë. Pacientët e tjerë mori një dozë prej 600 miligram për 10 ditë.
Pacientët, të cilët morën doza më të larta patën aritmi të zemrës, ose rrahje jo të rregullta të zemrës. Njëmbëdhjetë pacientë vdiqën deri në ditën e gjashtë të studimit dhe studimi u ndërpre.
Studiuesit pohuan që studimi do të ishte i dobishëm, duke marrë parasysh nxitjen botërore për të përdorur ilaçe kundër malaries për të trajtuar COVID-19.
Nuk ka ende një kurë për COVID-19. Ndërsa Presidenti Trump kërkon në mënyrë të përsëritur përdorimin e ilaçi kundër malaries, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të treguar nëse funksionon.