5 të infektuar të rinj janë zbuluar në Kukës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 6 totalin e të prekurve.
Më 14 prill, u zbulua i infektuari i parë në Kukës: një infermier që kishte pasur kontakt me pacienten 90-vjeçare me Covid-19 nga Hasi.
Të infektuarit e rinj janë 4 familjarë të infermierit dhe një infermiere tjetër e spitalit rajonal të Kukësit.
Nga 58 persona të cilëve iu bënë analizat në Kukës në 24 orët e fundit, vetëm 5 prej tyre rezultuan të infektuar.