Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von den Layen deklaroi më 15 prill, se Evropës i duhet një Plan Marshall, për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia e COVID-19:
“Shpesh kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Plan i ri Marshall.
Ne do të kemi nevojë për investime masive publike dhe private për të ringjallur ekonominë, për ta rindërtuar atë dhe për të krijuar vende të reja pune.
Çelësi për këtë është një buxhet i ri i fortë i BE-së. Buxheti ka përparësinë që gëzon besimin e të gjitha vendeve anëtare. “
Von den Leyen deklaroi se buxheti shtatë vjeçar i Bashkimit Europian, do të jetë përgjigja kundër krizës COVID-19.
Ndërsa presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel pohoi se udhëheqësit e vendeve anëtare të BE, duhet të përqëndrohen për të ndërmarrë strategje investimesh në vendet e tyre, për të dalë nga kjo krizë.