Nuk kanë para të paguajnë karantinën, pronari i hotelit kërcënon të nxjerrë jashtë 18 emigrantë

Nga Exit News
Nuk kanë para të paguajnë karantinën, pronari i hotelit kërcënon të nxjerrë jashtë 18 emigrantë

Tetëmbëdhjetë emigrantë të kthyer së fundmi nga Greqia nuk kanë mundësi të paguajnë karantinën në një hotel të Kakavijës. Pronari ankohet se ata kanë paguar vetëm 2 ditët e para dhe kërcënon t’i nxjerrë nga hoteli nëse nuk do të shlyhet në vijim.

BalkanWeb raportoi se 18 emigrantët, të detyruar nga qeveria për t’u vënë në karantinë, nuk kanë para dhe kanë pasur përplasje me pronarin e hotelit.

AbcNews shtoi se ndërhyrja e policisë bëri të mundur që ata mos të nxirreshin jashtë.

Aktualisht thyerja e karantinës dënohet me gjobë 700 mijë lekë, ndërsa qeveria ka propozuar ashpërsimin e masës në kod penal duke e dënuar deri me burg në 3 vjet.

Një javë më parë rreth 100 emigrantë të kthyer nga Greqia u detyruan të futen në karantinë me shpenzimet e tyre në hotele të Korçës dhe Kakavijës.

Ushqimi është marrë përsipër nga bashkitë, ndërsa kostoja për qëndrimin 14 ditë në hotele është nga 25 000-35 000 lekë për person.

Kthimi i emigrantëve nga Greqia u pamundësua për rreth 5 ditë. Qeveria i la në zonën neutrale të kufirit me Greqinë edhe pse pala greke i kishte lënë të ktheheshin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>