Dy vajza, punonjëse në një call center dhe banuese në Kamëz, janë infektuar me Covid-19.
Ato jetojnë në të njëjtin pallat. Të dyja vajzat kanë simptoma të virusit.
Nuk dihet ende se si mund të jenë infektuar vajzat dhe nëse gjatë javëve të fundit kanë vazhduar punën në call center.
Disa prej tyre, për shkak të mosplotësimit të kushteve të distancimit fizik, janë mbyllur ose kanë transferuar punën nga shtëpitë. Por shumë të tjera vazhdojnë ende aktivitetin duke vënë në rrezik jetën e punonjësve.
Më shumë të dhëna për këtë rast priten gjatë informimit të ISHP-së më 17 prill.