Pas Shkodrës e Vlorës, edhe bashkia Krujë ka mbyllur tregun kryesor të fruta-perimeve mëngjesin e 17 prillit.
Shkak për këtë vendim është bërë dyndja e madhe e qytetarëve në treg, mosrespektimi i distancave dhe kushtet e këqija higjienike.
Veçanërisht mëngjesin e 17 prill, qindra qytetarë vizituan tregun për të bërë pazar për disa ditë, pasi të shtunën dhe të dielën nuk do të lejohet fare qarkullimi i qytetarëve.
Deri tani në Krujë ka 7 pacientë të prekur nga Covid-19.
Ditët e fundit, edhe në Shkodër e Vlorë janë mbyllur 2 tregje fruta-perimesh për të njëjtat motive: mosrespektimi i distanvës fizike dhe kushtet e këqija higjienike.
Nuk dihet nëse bashkikë do të përmirësojnë kushtet në këto tregje dhe më pas do t’i hapin sërish, apo nëse tregjet do të qëndrojnë të mbyllur pa afat.
Mbyllja e tyre ka irrituar tregtarët, por dhe ka sjellë më shumë grumbullim qytetarësh në tregjet e tjera të qyteteve.