21 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 539.
Krahasuar me një ditë më parë, 24 orët e fundit janë zbuluar më pak të infektuar të rinj, por janë kryer dhe më pak testime.
Më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj janë në Shkodër.
Në Kurbin janë zbuluar 2 të infektuarit e parë. Në total, shkon në 20 numri i qyteteve të prekura.
Të paktën 7 prej të infektuarve janë punonjëse në fasoneri të cilat kanë vazhduar punën si normalisht. Ditët e fundit fasoneritë po kthehen në vatra të rrezikshme infeksioni.
Të infektuarit e rinj janë:
- 11 të infektuar në Shkodër, duke e çuar totalin në 94,
- 4 të infektuar në Tiranë, duke e çuar totalin në 245,
- 4 të infektuar në Krujë, duke e çuar totalin në 11,
- 2 të infektuarit e parë në Kurbin.
Shkodër
Shumica e të infektuarve të rinj në Shkodër janë familjarë të pacientëve të mëparshëm: 4 anëtarë të një familjeje në lagjen Xhabije dhe 4 anëtarë në një familje në Kryebushat.
2 prej të infektuarve të rinj janë 2 punonjëse në një fasoneri në qytet. Mësohet se deri tani ka të paktën 4 punonjëse në 2 fasoneri të ndryshme të infektuara.
Kurbin
Deri tani, dihet se dy të infektuarat e parë në Kurbin janë punonjëse të një fasonerie në Krujë, e cila ka vazhduar punën dhe është mbyllur vetëm mëngjesin e 17 prillit, kur janë zbuluar punonjëse të infektuara.
Krujë
Edhe në Krujë, 3 prej të infektuarve të rinj janë punonjëse të fasonerisë.
Ndërsa i infektuari tjetër është djali i pacientës së parë me Covid-19 në Fushë-Krujë.
Sot bashkia ka mbyllur fasonerinë dhe tregun kryesor të fruta-perimeve në qytet.