Më 20 prill do të hapen bizneset e kategorisë së parë, ato me rrrezik të ulët. Më 27 prill do të hapen bizneset e rrezikut të mesëm. Lista e bizneseve që do të hapen do të publikohet nesër tek faqja e-albania.
Të gjitha bizneset do të marrin leje javore tek e-albania, duke nisur nga java që vjen.
“Javën e ardhshme do të merret njësoj si për këmbësorët autorizim javor për ato që janë në listën e bizneseve të hapura. Të gjithë do të marrin autorizim për lëvizje me automjet. Në automjet në sediljen e pasme diagonal do të jetë vetëm një koleg. Kush merr lejen duhet ta lexoj mirë, pasojën penale që vjen nga shkelja”, tha kryeministri Rama në Facebook.