Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënoi sulmin kibernetik ndaj Exit News me qëllim fshirjen e arkivës së artikujve.
Në një njoftim për shtyp ditën e premte, IPI i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë këtë sulm.
Sulmi i 15 prillit, nxorri jashtë funksionit faqen e lajmeve Exit News. Kushdo që përpiqej të hynte në faqe ridrejtohej në faqe të tjera duke thënë se faqja kishte përmbajtje të rrezikshme.
Ekspertë e IT-së arritën të merrnin kontrollin e plotë të faqes pas 24 orësh. Ekipi i IT gjeti se sulmi kishte për qëllim shkatërrimin dhe fshirjen e arkivës së artikujve. Ata arritën ta ndalonin sulmin dhe fatmirësisht asgjë nuk humbi, dhe çdo gjë është njësoj si më parë.
“Ky sulm i hapur për të fshirë arkivën e Exit Neës është një sulm direkt ndaj medias dhe raportimeve të saj”, tha Oliver Money-Kyrle, drejtori i Programeve të Evropës për IPI.