Autoritetet në Vuhan, epiqendrën e pandemisë së koronavirusit kanë filluar testimin e antitrupave tek mijëra qytetatrë, të cilët janë kthyer jetës normale, për të patur një pamje më të qartë sistemit imunitar të qytetarëve, për të parandaluar një valë të dytë të përhapjes së pandemisë.
Testi i antitrupave kontrollon sistemit imunitar dhe tregon se një person ka qënë ose jo i infektuar nga virusi dhe si e mundi atë.
Deri më tani janë testuar rreth 3600 punonjës të spitalit Zhongnan si dhe 5000 qytetarë, të cilëve ju kërkua të testoheshin përpara se të punonin ose largoheshin nga Vuhan.
Sipas të dhënave vetëm 2 përqind e punonjësve dhe 3 përqind e qytetarëve, kanë sistem imunitar të lartë.Kështu numri i atyre me imunitet të lartë është më i vogël se popullsia e Vuhan, prej 11 milionë banorësh. Nga të dhënat, afërsisht 50 përqind e të prekurve nga virusi kanë vdekur.
Lajmi i mirë është që përqindja e personave me sistem imunitar të lartë është dukshëm më e lartë se ajo e rasteve të konfirmuara, duke bërë që shumë njerëz të ishin të infektuar pa e kuptuar atë ose patën simptoma të lehta, tani janë bërë imunë.
Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik pohuan se rezultatet janë paraprake dhe bazohen në shumë pak testime.
Kina miratoi disa ditë më parë, kryerjen e testeve provë tek pacientët për 2 vaksina eksperimentale kundër Covid-19.
Vaksinat janë duke u zhvilluar nga qendra Sinovac Biotech me seli në Pekin dhe nga Instituti Vuhan i Produkteve Biologjike.