60 mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë shkojnë në Itali

Nga Exit News
60 mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë shkojnë në Itali

60 mjekë dhe infermierë të tjerë shqiptarë janë nisur më 20 prill drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Ata do të shkojnë fillimisht në Romë dhe më pas do të shpërndahen në spitalet ku ka më tepër nevojë.

Një prej infermiereve tregoi për Ora News se kishte aplikuar vetë për të shkuar në Itali pas thirrjes së Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar luftës kundër Covid-19.

Më 28 mars qeveria dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.

Vendimi erdhi si përgjigjie e thirrjes së Italisë për ndihmë në staf dhe materiale mjekësore.

Dërgimi i mjekëve e infermierëve u komentua shumë nga Italia, e cila përveç falenderimeve ndaj Shqipërisë, e përdori dhe për të rritur presionin ndaj Bashkimit Europian për më shumë ndihmë.

Italia është shteti i dytë në botë pas Amerikës, për numrin e lartë të viktimave me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>