Pavarësisht se të gjithë dyqanet apo farmacitë po respektojnë masat e higjenës dhe distancën sociale, shumë qytetarë kanë frikë se virusi mund të merret nëpërmjet rrobave, gazetave, pakove apo këpucëve.
Gazeta New York Times, publikoi disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me këto çështje, sëbashku me disa këshilla.
Duhet ti ndërrojmë rrobat dhe të bëjmë dush kur kthehemi nga dyqani?
Për ata që respektojnë distancën dhe dalin vetëm kur e kanë të nevojshme, ekspertët pohojnë se nuk është e nevojshme të ndryshoni rrobat ose të bëni dush kur të ktheheni në shtëpi. Sidoqoftë, gjithmonë duhet të lani duart.
A qendrojnë piklat e teshtimës në veshjet tona?
Nëse jeni duke bërë pazar dhe dikush afër jush teshtin, ju ndoshta doni të shkoni në shtëpi, të hiqni rrobat dhe të bëni dush. Por ekspertët thonë se lëvizja e ngadaltë e trupit tuaj i largon piklat larg rrobave tuaja. Kështu ato nuk qendrojnë në rrobat tuaja.
A ekziston rreziku që virusi të qendrojë në flokë apo mjekër?
Flokët dhe mjekra nuk janë burim infeksioni. Kështu nuk duhet të shqetësoheni nëse dikush teshtin mbrapa apo afër jush.
A duhet ti ndajmë dhe lajmë më vete rrobat, me të cilat kemi dalë jashtë? A duhen shkundur ato, në mënyrë që të lëshohen piklat apo grimcat në ajër?
Lani rrobat normalisht.Koronavirusi është i rrethuar nga një membranë yndyrore që është e ndjeshme ndaj sapunit. Larja e rrobave tuaja me ilaç rrobash, e largon virusin nga ato dhe nuk e transmeton te rrobat e tjera.
Sa kohë mund të qendrojë virusi në pëlhurë?
Ekspertët tregojnë se virusi thahet shumë më shpejt në pëlhurë se sa në sipërfaqe të tjera.
A mund të transmetohet virusi nëpërmjet postës, pakove apo gazetave?
Posta, gazetat apo pakot nuk janë burim infeksioni. Nuk ka asnjë rast të dokumentuara që dikush të infektohet nga hapja e një pakete apo leximi i një gazete. Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merrni masa paraprake. Pas përdorimit të postës ose paketave ose leximit të gazetës, hidhni paketimin dhe lani duart.
A mund të infektohem kur dal jashtë për të bërë ushtrime apo të nxjerrë qenin?
Shanset për tu infektuar kur dilni jashtë janë jashtëzakonisht të ulta, me kusht që të mbani një distancë e kërkuar nga të tjerët.
A duhet të dezifektosh këpucët mbasi kthehesh në shtëpi?
Këpucët mund të grumbullojnë baktere dhe viruse, por kjo nuk do të thotë se ato janë një burim infeksioni. Nëse këpucët tuaja mund të lahen, bëjeni atë. Nuk rekomandohet të përdorni letra dezinfektuese, për të pastruar këpucët, pasi të gjitha mikrobet mund të kalojnë në duart tuaja.