Italia raportoi të martën shërimin e 2 723 personve duke e çuar totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 51 600 vetë.
Autoritetet shëndetësore theksuan se ky është numri më i madh i të shëruarve të raportuar ndonjëherë në 24 orë gjatë epidemisë – të hënën të shëruarit ditorë ishin 1 822.
Në këtë mënyrë ka nisur tashmë ulja e personave të sëmurë, të martën numri i tyre zbriti me 528 duke shkuar në 107 709 pacientë – të hënën ishte hera e parë e uljes me 20 pacientë.
Për sa i përket viktimave, në krahasim me ditët e shkuara pati një rritje me rreth 80 viktima më shumë – 534 të vdekur.
Numri total i viktimave shkoi në 24 648 të vdekur.
Prej fillimit të epidemisë, Italia ka testuar rreth 1,5 milionë persona, prej të cilëve 184 mijë persona kanë rezultuar pozitivë.
Vetëm në muajin e fundit autoritetet shëndetësore 8-fishuan numrin e testimeve.
Nga këta mbi 51 mijë janë shëruar, 107 mijë mbeten të infektuar ndërsa 24 mijë kanë vdekur.