Lulzim Basha sqaroi një kontratë lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bërë publike sot nga Taulant Balla. I ftuar në emisionin Open, Zoti Basha tha se kontrata ka për qëllim luftën kundër krimti të organizaur dhe drogës në Shqipëri:
“Ajo është një kontratë transparente dhe është vazhdim i një kontrate 2 vjeçare me kompaninë lobuese. Kontrata është transparente dhe po bëhet lobim për të luftuar krimin e organizuar dhe drogën në Shqipëri. Pse e bënë sot këtë? Kjo për të larguar vëmendjen nga denoncimi i tenderit sekret që ka bërë opozita”.
Të martën paradite, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, publikoi kontratën e firmosur nga Zoti Basha me kompaninë lobuese amerikane, më 20 mars me vlerë 60 mijë dollarë.