Shërohen të gjithë të infektuarit në 5 qytete

Nga Exit News
Shërohen të gjithë të infektuarit në 5 qytete

Të gjithë të infektuarit me Covid-19 në Berat, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Tropojë janë shëruar. Tani në këto qytete nuk ka asnjë të prekur me Covid-19 të identifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në këto qytete ka pasur:

  • 2 të infektuar në Berat,
  • 14 të infektuar në Lezhë,
  • 3 të infetktuar në Mirditë,
  • 4 të infektuar në Rrogozhinë,
  • 4 të infektuar në Tropojë.

Në total numri i të shëruarve deri më 22 prill është 356, ose sa 56 përqind e totalit.

Me 356 të shëruar dhe 27 viktima, në vend ka ende 251 të infektuar aktivë.

Ditët e fundit, vatra të rrezikshme të përhapjes së Covid-19 ka në Shkodër, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 100, në Krujë, ku ka 58 të infektuar dhe në Kurbin ku ka 28 të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>