Maratona virtuale, Together, Apart Virtual 5k Fun Run (“Së bashku, të ndarë, maratonë virtuale 5km”), e cila u zhvillua më 18 prill, mblodhi rreth $4,395 për familjet e prekura nga pandemia e COVID-19.
Maratona 5 kilometër u organizua nga Sarah Keese, një qytetare amerikane me mbështetjen e gazetares së Exit, Alice Taylor. Kjo maratonë bëri bashkë qytetarë nga e gjithë bota përfshirë Shqipërinë, Mbretëri e Bashkuar, Amerikë, Ghana dhe të tjerë.
Pjesmarrësit u bashkuan nëpërmjet platformës Zoom dhe kishin mundësi të shihnin njëri tjetrin teksa garonin. Disa zgjodhën të bënin joga, vrap të lehtë, kërcim, ecje dhe biçikletë. Shumica e pjesmarrësve përfunduan garën 5k në shtëpi për shkak të kufizimeve të COVID-19, por disa prej tyre mundën të dilnin duke respektuar distancën e kërkuar.
Fondi i vendosur për tu arritur ishte $2000, por falë bujaritetit të 92 donatorëve, organizatorët mblodhën dyfishin.
Paratë e mbledhura do të shpërndahen te organizata Food Bank dhe disa organizata të tjera të përzgjedhura me kujdes, për të shpëndarë ushqime tek familjet e prekura. Izolimi për shkak të COVID-19 ka filluar që prej marsit, duke lënë shumë familje pa të ardhura, pa punë dhe në pasiguri se kur gjerat do të përmirësohen. Shumë qytetarë nuk mundën të paguanin qiratë e tyre, të siguronin ushqimet bazike si dhe mjetet e higjenës.
Donacionet do të sigurojnë një sasi të mjaftueshme ushqimi si dhe produkteve të higjenës, të cilat janë të domosdoshme në këtë periudhë.