Qeveria ka vendosur të japë një pagesë të vetme prej 40 mijë lekësh për naftëtarët e rafinerisë së naftës së Ballshit.
Si dhe, do të japë një pagesë të vetme prej 16 mijë lekë për të gjitha familjet që kanë aplikuar më parë për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar si dhe për ato familje që kanë hyrë dhe kanë dalë nga ndihma ekonomike.
Ministri i Rindërtimit dhe Koronavirusit Ahmetaj, në emisionin Opinion tha se:
“Sot kemi hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë lufte për natëtarët e Ballshit. Do të marrin 40 mijë lekshin. Në këtë vendim janë përfshirë edhe familjet që kanë aplikuar për për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar dhe ato që kanë hyrë dhe kanë dalë, tani kësaj kategorie do ti jepet një pagë, dyfishi i ndihmës ekonomike, 160 mijë lekë të vjetra”.