34 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 712.
9 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 403.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Krujë, Mat, Tiranë, Kurbin, Lushnje, Kukës e Berat.
Në 24 orët e fundit janë testuar 247 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7015 persona, prej të cilëve janë:
– 712 të infektuar,
– 27 viktima;
– 403 ose sa 57 për qind të shëruar;
– 282 osa sa 39 përqind të infektuar aktivë;
– 32 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 25 prill është:
– Tiranë, 289 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 103 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 3 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Krujë, 83 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.