Covid-19 në 24 orë: 25 prilli, dita me më shumë të infektuar që prej 9 marsit

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: 25 prilli, dita me më shumë të infektuar që prej 9 marsit

34 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit, dita kjo me më shumë të infektuar të rinj që prej zbulimit të rasteve të parë në Shqipëri, më 9 mars.

Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të pacientëve të mëparshëm dhe vijnë nga të njëjtat vatra.

18 prej të infektuarve të rinj janë në Krujë dhe kanë lidhje me dy fasoneritë, ku që prej 17 prillit janë infektuar më shumë se 100 persona.

Kruja është tashmë qyteti i tretë më i prekur, pas Tiranës dhe Shkodrës.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 18 në Krujë, duke e çuar totalin në 83,
  • 6 në Kukës, duke e çuar totalin në 18,
  • 4 në Tiranë, duke e çuar totalin në 289,
  • 2 në Kurbin, duke e çuar totalin në 31,
  • 1 në Fier, duke e çuar totalin në 37,
  • 1 në Lushnje, duke e çuar totalin në 7,
  • 1 në Berat, duke e çuar totalin në 3,
  • 1 në Mat, pacienti i parë për këtë qytet.

Krujë

18 të infektuarit e rinj kanë lidhje me 2 fasoneritë, ku rreth 100 qytetarë janë infektuar deri tani. Në to punonin gra nga Kruja dhe Laçi. Sipas raportimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj nuk janë punonjës të fasonerive, por familjarë dhe kontakte të tyre.

Kurbin

Të infektuar e rinj janë raste kontakti me pacientët e mëparshëm në këtë qytet, të gjithë të lidhur me dy fasoneritë e Krujës.

Mat

E infektuara e parë në Mat është kontakt i një prej të infektuarve në Krujë që punonte në një prej fasonerive. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e izoluar në shtëpi.

Kukës

5 prej të infektuarve të rinj janë efektivë të komisariatit të policisë Kukës, ndërsa I gjashtë është familjar i efektivit të parë të me Covid-19 në Kukës, të identifikuar më 24 prill.

Deri më sot, Kukësi ka 18 të infektuar, 6 prej të cilëve policë.

Tiranë

Të infektuarit e rinj janë kontakte të pacientëve të mëparshëm në burgun 313.

Deri tani në këtë burg ka 17 të infektuar. Ata po qëndrojnë në qelitë

Fier

I infektuari në Fier duket se është një i kthyer nga Greqia, i identifikuar me Covid-19 gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet.

Berat

E infektuara e re në Berat është një 16 vjeçare në fshatin Kostren. Dyshohet se ajo mund të jetë infektuar nga kontakte të rastësishme.

Lushnje

E infektuara e re është një 60-vjeçare nga lagja “18 Tetori”. Ajo është shtruar në spital pasi ka pasur simptoma të rënda. Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar ajo.

Deri më 25 prill, në Shqipëri janë bërë 7015 testime, prej të cilëve 712 janë të infektuar.

Me 403 të shëruar dhe 27 viktima, në vend ka 282 të infektuar aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>