COVID-19 mund të jetë më shumë sesa një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes. Ai mund të shkaktojë sëmundje gastrointestinale, e cila shkakton vetëm diarre dhe dhimbje barku. Mund të shkaktojë simptoma që mund të ngatërrohen me një ftohje ose grip. Mund të shkaktojë skuqje të syve, rrjedhje të hundëve, humbje të nuhatjes, dhimbje muskulore, lodhje, diarre, humbje të oreksit, të përzier dhe të vjella, skuqje të të gjithë trupit.
Si i sulmon organet virusi?
Për të shmangur zbulimin e hershëm, koronavirusi përdor mjete të shumta për të parandaluar që qelizat e infektuara të kërkojnë ndihmë. Ai shkatërron komandat antivirus brenda qelizës së infektuar. Kjo i jep virusit shumë më tepër kohë për tu shumuar dhe për të infektuar zonat përreth para se të identifikohet . Kjo është një nga arsyet pse virusi përhapet përpara se të fillojë të japë shenja.
Virusi fillon dhe infekton mushkëritë dhe prek rrugët e frymëmarrjes. Pasi virusi është vendosur thellë në trup, ai fillon të shkaktojë sëmundje më të rënda. Kjo quhet sulm i drejtpërdrejtë ndaj organeve të tjera, përfshirë muskujt e zemrës, veshkat, enët e gjakut, mëlçinë dhe potencialisht sistemin nervor qendror.
Disa mjekë pohuan se nëse imuniteti i personit të prekur me koronavirus, nuk reagon në kohë, gjasat që ai të humbi jetën janë të larta.