Më 24 Prill, ministrat dhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut miratuan Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut të lumit Drin.
Programi konsiston në më shumë se 100 veprime që synojnë të menaxhojnë ujin në pellgun e Drinit, në të cilin jetojnë 1.6 milion banorë. Pellgu i lumit Drin është një burim i rëndësishëm për peshkim, energji elektrike, bujqësi, turizmin si dhe përdoret për ujë të pijshëm.
SPA synon të trajtojë një numër çështjesh ndërkufitare, si ndotja e ujit, degradimi i biodiversitetit dhe ekosistemeve, dhe shqetësimi i rrjedhës së ujit dhe sedimenteve, dhe do të shërbejë si një pikë referimi për bashkëpunimin e ardhshëm ndërkufitar mjedisor në pellgun e Drinit.
Përfaqësuesit e vendeve u takuan virtualisht dhe theksuan se pandemia e koronavirusit tregoi se burimet ujore janë thelbësore për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përfaqësuesit aktualisht kanë për detyrë të gjejnë burime financimit për zbatimin e PSA-së.