Qeveria ka planifikuar lehtësimin e masave të kufizimit për qytetarët në ato qytete ku deri më sot nuk ka pasur të infektuar me Covid-19 ose ka risk të ulët të transmetimit të virusit.
Këto zona mund të ndryshojnë me kalimin e ditëve dhe në rast të rritjes së numrave të të infektuarve, bashkisë ose qarkut mund t’i hiqet statusi ‘zonë e gjelbër’ dhe të rikthehen kufizimet për lëvizjen e qytetarëve.
Cilët qarqe dhe bashki janë shpallur deri tani nga qeveria si ‘zona të gjelbërta’?
- Qarku Dibër;
- Qarku Gjirokastër;
- Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
- Zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
- Bashkia Divjakë.
Si do të bëhet lëvizja e qytetarëve në këto zona?
Pensionistët do të lejohen të dalin nga ora 6:00- 08:30 të mëngjesit.
Ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, në grupe jo më të mëdhenj se 2 qytetarë.
Qytetarët do të lejohen të lëvizin me automjetet e tyre pa autorizim, vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30 dhe vetëm me një pasagjer.
Pensionistët nuk do të lejohen të lëvizin me makina dhe as të jenë pasagjerë në makina të tjera, përveç rasteve
Në këto zona të gjelbërta, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
Përjashtim nga këto kufizime do të bëjnë ata qytetarët që kanë autorizim pune.