10 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 736.
12 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 422.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë e Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 212 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7491 persona, prej të cilëve janë:
– 736 të infektuar,
– 28 viktima;
– 422 të shëruar
– 286 të infektuar aktivë;
– 29 të shtruar tek Infektivi, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,
– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 2 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 27 prill është:
– Tiranë, 302 pacientë, 187 prej të cilëve të shëruar,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 37 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 105 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 3 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Krujë, 92 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 18 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient.