Një 70-vjeçar nga Kruja, infektuar me koronavirus, është shëruar dhe doli më 27 prill nga spitali.
I moshuar qëndroi për 4 javë në terapi intensive në spitalin Infektiv, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ai është pacienti i 30-të që pasi trajtohen në terapi intensive, ia dalin të shërohen.
Deri më 26 prill, në Shqipëri ka 726 të infektuar, mes të cilëve 410, ose 56 për qind janë shëruar ndërsa 289, ose 40 për qind e të infektuarve, janë ende raste aktive.