61 mijë punonjës humbën punën për shkak të Covid-19

Nga Exit News
61 mijë punonjës humbën punën për shkak të Covid-19

61 mijë punonjës janë larguar nga puna për shkak të krizës së Covid-19 në Shqipëri.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimi, në një intervistë për Revistën Monitor, deklaroi se 61 mijë punonjës janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore gjatë muajit prill:

“Ne kemi bërë një kalkulim të përgjithshëm të atyre që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, të cilët do të mbështeten nga paketat.

Deri në datën 10 prill ky numër ka qenë rreth 57 mijë, janë njerëz të cilët kanë përfituar ose nga paketa e pare, pasi ajo mbështeste jo vetëm të punësuarit aktual, por edhe të punësuarit e larguar nga skema për shkak të COVID-19, por do të mbështeten edhe nga paketa e dytë gjerësisht.

pas datës 10 prill, ku janë të punësuar që nuk mbulohen nga skema e mbështetjes që ka pëgatitur qeveria, dhe nga kalkulimet janë 4 mijë të larguar.”

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2019 në vend kishte 160 mijë të papunë. Tashmë kjo shifër është shkuar zyrtarisht në 221 mijë, duke u rritur me 37 për qind.

Në këto të dhëna nuk janë marrë parasysh më mijëra punonjës në biznesin e vogël të cilët nuk janë në punë ose kanë falimentuar për shkak se bizneset e tyre janë mbyllur nga pandemia e Covid-19.

Në muaj në vazhdim pritet të ketë një panoramë më të plotë të ndikimit të pandemisë në rritjen e papunësisë në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>