Kryeministri Rama postoi një videomesazh ofendues ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili e quajti “kriminal” propozimin për uljen e pagave të administratës dhe të pensioneve. Kryeministri përmes videomesazhit në Instagram duket se e mohoi propozimin për uljen e pagave.
Zoti i Bardhi i ktheu përgjigje Kryeministrit duke i kujtuar se:
“Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët”.
Ai e quajti sjelljen e Kryeministrit “një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë”.
“Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet! Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë. Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve. Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni”, përfundoi Zoti Bardhi.
Ideja për uljen e pagave të administratës dhe të pensioneve u propozua nga deputeti socialist Ilir Beqaj, Ai, në analizën e tij “Krizën duhet ta përballojmë të gjithë bashkë”, propozoi që:
“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.
Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020”.