
Javës së ardhshme do të vendoset nëse do të lirohet transporti tokësor dhe ajror. Kryeministri Rama në një komunikim me qytetarët ne facebook tha se:
“Më 11 maj mund të ketë një lehtësim për domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën që vjen do të ketë një vendim për hapjen e transportit ajror dhe tokësor”.
Kufijtë tokësor dhe ajror u mbyllën më 12 mars. Qeveria ka organizuar disa udhëtime ajrore me qëllim riatdhesimin e shqiptarëve që duan të kthehen në vend.