Zgjerohet harta e zonave të gjelbra – Si do të lëvizin qytetarët në to?

Nga Exit News
Zgjerohet harta e zonave të gjelbra – Si do të lëvizin qytetarët në to?

Nga 4 maji, qeveria ka planifikuar lehtësimin e masave të kufizimit për qytetarët dhe për 18 bashki të tjera, ku deri më sot nuk ka pasur të infektuar me Covid-19 ose ka risk të ulët të transmetimit të virusit.

Kjo është lista e plotë e zonave të gjelbra, bashkë me zonat e shpallura më 27 prill:

  • Qarku Dibër,
  • Qarku Gjirokastër,
  • Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
  • Zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd;
  • Bashkia Divjakë.
  • Bashkia Vlorë,
  • Bashkia Tropojë,
  • Bashkia Rrogozinë,
  • Bashkia Peqin,
  • Bashkia Belsh,
  • Bashkia Cërrik,
  • Bashkia Gramsh,
  • Bashkia Ura Vajgurore,
  • Bashkia Kucovë,
  • Bashkia Berat,
  • Bashkia Poliçan,
  • Bashkia Skrapar,
  • Bashkia Devoll,
  • Bashkia Pustec,
  • Bashkia Maliq,
  • Bashkia Mallakastër,
  • Bashkia Kolonjë ,
  • Bashkia Selenicë.

Këto zona mund të ndryshojnë me kalimin e ditëve dhe në rast të rritjes së numrave të të infektuarve, bashkisë ose qarkut mund t’i hiqet statusi ‘zonë e gjelbër’ dhe të rikthehen kufizimet për lëvizjen e qytetarëve.

Si do të bëhet lëvizja e qytetarëve në këto zona?

Nga data 4 maj, personat e riatdhesuar me vendbanim në një nga zonat e gjelbra do të karantinohen në strukturat e caktuara nga qeveria.

Pensionistët do të lejohen të dalin nga ora 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, në grupe jo më të mëdhenj se 2 qytetarë.

Qytetarët do të lejohen të lëvizin me automjetet e tyre pa autorizim, vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30 dhe vetëm me një pasagjer.

Pensionistët nuk do të lejohen të lëvizin me makina dhe as të jenë pasagjerë në makina të tjera, përveç rasteve

Në këto zona të gjelbërta, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

Përjashtim nga këto kufizime do të bëjnë ata qytetarët që kanë autorizim pune.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>