Kryeministri Edi Rama ka publikuar detajet e planit të hapjes së vendit për tre javët e ardhshme. Kështu:
Më 4 maj do të rritet harta e zonave të gjelbra me Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.
Do të fillojë shërbimi taksi me deri në 2 pasagjerë të së njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.
Personat e riatdhesuar me vendbanim në një nga zonat e gjelbra do të karantinohen në struktuart e caktuara nga qeveria ndërsa të tjerët do të karantinohen në shtëpitë e tyre.
Më 11 maj do të hapen parukerit, berberët, dentistët dhe qendrat tregtare, si dhe lëvizjen me makina private pa autorizim brenda qytetit.
Më 18 maj mund të hapen baret, restorantet. Shtohet fluturimet e riatdhesimit.
Ndërsa aktivitete sociale, kultutor dhe sportive do të vazhdojnë të mbyllura edhe pas këtyre dy javëve.