Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë, ka vendosur të kthehet në ‘kafene të madhe e të hapur’.
Bashkia e qytetit ka vendosur të vërë në dispozicion të bareve dhe restoranteve hapësira publike në mënyrë që ata të vendosin tavolinat jashtë dhe tu shërbejnë njerëzve duke respektuar masat e distancimit fizik.
Lituania, ku ka 1.344 të infektuar dhe 44 viktima nga Covid-19, lejoi që kafenetë dhe restorantet me ambiente në natyrë, parukierët dhe pothuajse të gjitha dyqanet të fillonin rihapjen këtë javë, si pjesë e hapjes së vendit.
Por qeveria ka vendosur rregulla të rrepta higjienike dhe për distancat fizike, veçanërisht në bare e restorante: tavolinat duhet të vendosen së paku dy metra larg njëra-tjetrës.
Kjo masë shkaktoi probleme për shumë restauratante e bare në pjesën e vjetër të qytetit, i karakterizuar nga rrugët e ngjushta, ku nuk mund të vendoseshin më shumë se 2-3 tavolina.
Kjo situatë nxiti kryetarin e bashkisë që t’i ofrojë hapësira publike pa pagesë, bareve dhe restoranteve, si e vetmja mënyrë për t’i ndihmuar ato të rimëkëmben.
Kryebashkiaku Remigijus Šimašius u shpreh:
“Në sheshe, rrugë, shëtitore – baret dhe restorantet do të lejohen të vendosin tavolina, pa pagesë këtë sezon, e kështu të vazhdojnë punën.
Siguria publike mbetet përparësia kryesore e qytetit, por duhen masa që të ndihmojë kafenetë që të hapen, të punojnë, të kenë punë dhe të mbajnë Vilniusin gjallë.”
Më shumë se 1600 bare dhe restorante aplikuan menjëherë për të përfituar nga kjo nismë.