Ambasadorja suedeze Hastad për Exit News: Media e lirë themeli i demokracisë

Nga Exit News
Ambasadorja suedeze Hastad për Exit News: Media e lirë themeli i demokracisë

“Unë mendoj se zgjidhja për etikën në gazetari është vetë-rregullimi, më shumë se sa kufizimi ligjor i lirisë së medias. Gazetarët, vetë duhet të sigurojnë gazetari cilësore”.

Kështu tha Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad, për median në Shqipëri, në ditën botërore të lirisë së medias, në një intervistë virtuale me Exit News:

Çfarë do të thotë për ju “liri e medias”?

Për mua si ambasadore, përfaqësuese e Suedisë, liria e shtypit është themeli i demokracisë.
Është një nga mjetet më të rëndësishme për të informuar njerëzit, për të vlerësuar informacionin dhe për të krijuar opinionin e tyre. Shtypi i lirë do të thotë mendim i lirë.

Një shtyp i lirë është i pasur me opinione të ndryshme, fakte, eksperienca dhe dije. Personalist, unë kam varësi nga media e lirë dhe e pavarur.

250 vjet më parë, Parlamenti suedez miratoi Aktin e Parë të Lirisë së Medias, dhe e gjithë bota ishte dëshmitare. Që prej atij momenti, 120 vende të botës ndoqën shembullin tonë duke miratuar të njëjtin legjislacion — duke garantuar të drejtën e publikut për të ditur, duke fuqizuar gazetarët dhe forcuar lirinë.

Sot, hapësira demokratike po rrudhet në shumë pjesë të botës — kjo është koha kur ka më shumë nevojë se kurrë për gazetari të patrembur dhe kurajoze.

Gazetarët kanë një rol thelbësor për të kqyrur nga afër pushtetin: ja pse në në Suedi i referohemi medias si “pushteti i tretë”, pas qeverisë dhe parlamentit. Për të qënë në gjendje të bëhet kjo, gazetarët duhet të jenë të lirë nga frika e pasojave, ata duhet të mbrohen.

Gazetaria e lirë dhe e pavarur përforcon demokracinë, drejtësinë dhe zbatimin e ligjit. Ajo gjithashtu është një parakusht për të luftuar pabarazitë e mëdha ekonomike, ndalimin e ndryshimeve klimaterike dhe promovimin e të drejtave të grave.

Kur punonjësit e fjalës së lirë kërcënohen, ne duhet të bëjmë çdo gjë për t’i mbrojtur ato. Gazetaria është një nga profesonet më të ekspozuara nga kërcënimet, dhe kjo është veçanërisht e vërtet për gazetaret femra. Kjo përbën një kërcënim jo vetëm për gratë dhe gazetarinë cilësore por edhe për lirinë e shprehjes.

Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në infromimin dhe edukimin e publikut — kjo është diçka që është bërë edhe më e dukshme gjatë muajve të fundit. Një media e lirë, e pavarur dhe pluraliste luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut gjatë krizës së koronavirusit.

Cilat janë vështirësitë kryesore që ju shihni për gazetarët shqiptarë dhe për mjedisin e medias në vend? Si mund të kalohen këto?

Shumë nga vështirësitë me të cilat përballen gazetarët shqiptarë janë të njëjtat me ato që ne shohim në Suedi. Financimi është një problem për median, në veçanti në një kohë kur mënyra se si ne konsumojmë median po ndryshon. Balanca ndërmjet të qënit të pavarur dhe të gjesh financim mund të jetë një linjë e hollë për tu kaluar. E di që tani kjo është një vështirësi më e madhe se kurrë në gazetarinë shqiptare.

Etika e medias është një tjetër temë e diskutuar nga gazetarët në të gjithë botën. Unë mendoj se zgjidhja për këtë është vetë-rregullimi, më shumë se sa kufizimi ligjor i lirisë së medias. Gazetarët, vetë duhet të sigurojnë gazetari cilësore.

Ndaj, unë mendoj se ndërtimi i kapaciteteve në gazetari duhet të forcohet, sepse standartet e larta profesionale të gazetarisë janë thelbësore për industrinë e medias për tu parë si përfaqësuese, të besueshme dhe të rëndësishme. Unë mendoj se çdokush ka rolin e tij për ta çuar këtë përpara.

Gjatë krizës së Covid-19, gazetarët janë shpesh në linjën e parë të raportimit për krizën, duke rrezikuar shëndetin e tyre në mënyrë që të informojë në mënyrë të besueshme qytetarët. Për këtë, unë dua të falenderoj të gjithë gazetarët sepse puna e tyre është shumë e rëndësishme.

Si ka planifikuar ambasada suedeze të mbështesë lirinë e medias në Shqipëri për 12 muajt në vijim?

Unë mendoj se është e rëndësishme të ketë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me vetë median dhe me qeverinë për rolin e medias në shoqërinë e lirë.

Gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe gjatë vitit të ardhshëm, Ambasada Suedeze do ët vazhdojë bisedimet me Shqipërinë si një vend partner, duke u siguruara të përfshijë të dyja palët. Ne do ët vazhdojmë të mbështesim punën e gazetarëve dhe tw nxisim krijimin e njw mjedisi pwr medias nw komunikimin tonw me publikun dhe nw dialogun politik.

Gajtë 20 viteve të fundit, Suedia i ka dhënë prioritet demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri në terma të financimit dhe të dialogut.

Supozimi kryesor për të mbështetur reformat, proceset, institucionet dhe aktorët e demokratizimit si shoqëria civile, kjo është thelbësore për procesin e integrimit në BE dhe të forcojnë demokracinë në vend.

Sidoqoftë, demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren asnjëherë falas. Kjo është arsyeja pas nismës së re të qeverisë suedeze e njohur si “ Nxitja e Suedizë për Demokraci”, me qëllim për të rritur mbështetjen dhe agazhimin e Suedisë në demokraci, një fushë që fatkeqësisht duket se është përkeqësuar në nivel botëror. Në të ardhme, mbështetja e Suedisë për demokracinë do të përqendrohet, edhe më shumë se sot, në lirinë e shprehjes, si online dhe jo online.

Ambasada do ët vazhdojë të mbështesë trajnimin e gazetarëve, kryesisht përmes programit të Institutit suedez. Ku program është për gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistëve për të marër pjesë në Forumin e Internetit të Stokholmit, i cili ndodh çdo vit. Ne garantojmë shkembimin ndërmjet gazetarëve dhe organizatave të medias në Suedi.

Përveç kësaj, Suedia shpreson të bëj një ndryshim dhe të mbështesë median, edhe më shumë, këtë vit. Përmes organizatave suedeze si Mbrojtësit e të Drejtave të Qytetarëve, Ambasada vazhdon mbështetjen e nismave mbi lirinë e shprehjes, duke prioritizuar rolin dhe fuqizimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Aktualisht, Ambasada gjithashtu mbështet punën e BIRN Albania.

Suedia do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë dhe kjo përfshin edhe sektorin e medias. Ky është prioritet për ne.

Që kur ka ardhur në Shqipëri në vitin 2019, ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad është angazhuar për të ndikuar me aktivitetin e saj. Ajo ka marrë pjesë në marshimet për të drejtat e grave, ka marrë pjesë në aktivitetin virtual 5K për të ngritur fonde për pandeminë, ka ngritur zërin për të drejtat e njeriut dhe ka ngritur zërin për lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>