Testi i parë Covid-19 në Shqipëri është bërë në 31 janar, deklaroi Drejtorja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino gjatë një interviste për ‘Ilva Now’.
Zonja Bino tha se teste janë kryer gjatë gjithë muajit shkurt dhe nuk është konstatuar asnjë rast pozitiv:
“Nuk mund të them që kemi pasur koronavirus në muajin janar pa e vërtetuar atë. I jemi rikthyer dhe do t’u rikthehemi testimeve”.
Gjithashtu, Zonja Bino tha se nuk është e sigurtë nëse ka pasur qarkullim të virusit në dhjetor dhe janar në Shqipëri:
“Duhet ta vlerësojnë ekspertët nëse janë imazhe të coronavirusit apo të sëmundjeve virale. Gjatë dhjetorit dhe janarit kemi pasur qarkullim masiv të gripit. Ka qenë viti më i vështirë i gripit”.
Zonja Bino tregoi edhe një rast të veçantë, i cili doli vazhdon të rezultoi pozitiv edhe pas 4 testesh covid-19.