Ngjarjet që super përhapën koronavirusin

Nga Exit News
Ngjarjet që super përhapën koronavirusin

Për të përhapur koronavirusin në një vend ka mjaftuar shpesh herë një person i vetëm i infektuar. Disa nga aktivitetet të cilësuara nga Qendra amerikane e Parandalimit dhe Trajtimi të Sëmundjeve si aktivitete “super përhapëse”, janë:

Diamond Princess:

Një pasagjer i vetëm infektoi 700 të tjerë në anijen Diamond Princess.

Më 1 shkurt, një pasagjer 80 vjeç, i cili kishte zbritur nga anija Diamond Princess në Hong Kong, doli pozitiv me Covid-19. Autoritetet kineze e lajmëruan menjëherë anijen të kryente dezinfektim për të ruajtur pasagjerënt e tjerë, por doktori i saj e nënvleftësoi.

Doktori i anijes tha se nuk dinte asgjë në atë kohë për pandeminë, dhe se e morri vesh nga media sociale shpërthimin e virusit.

Ngadalësia dhe neglizhenca sollën karantinimin e 3,711 pasagjerëve dhe punonjësve të anijes, nga autoritete japoneze në portin e Jokohamës.

Zyrtarët japonezë kryen mbi 3000 teste, duke nisur nga pasagjerët e moshuar dhe ato me simptoma. Disa pasagjerë u testuan më shumë se sa një herë.

Si përfundim, u infektuan 700 persona dhe 8 të tjerë vdiqën.

Një ceremoni mortore në Georgia

Një ceremoni mortore në qytetin Albany, në Georgia në Amerikë u bë arsyeja e përhapjes së virusit në këtë qytet.

Një person i infektuar morri pjesë në ceremoninë mortore të rojes së shkollës, sëbashku me 200 persona të tjerë, dhe kaq mjaftoi që virusi të përhapej në komunitet.

Një javë pas ceremonisë mortore, mbi 40 persona u sëmurën dhe një prej tyre në gjendje të rëndë.

Konferenca e kompanisë Biogen në Boston

Konferenca e firmës farmaceutike Biogen e zhvilluar në hotelin Marriot në Boston shërbeu si vatër për përhapjen e virusit në Boston.

Në konferencë morrën pjesë 175 persona, nga të cilët mbi 100 persona u sëmurën dhe më pas infeksioni morri përmasa në komunitet duke shkaktuar 66 mijë raste infektimi.

Festë ditëlindje në Konektikat

Rreth 50 persona u mblodhën në një festë ditëlindje në qytetin Westport, në Konektikat më 5 mars. Në të njejtën festën mori pjesë edhe një i ftuar nga Afrika e Jugut, i infektuar me Covid-19.

Kaq mjaftoi për të infektuar të gjithë të ftuarit dhe më pas ata përhapën virusin në komunitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>