Covid-19 në 24 orë: Në Fier, një grua shtatzënë infektoi familjen

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Në Fier, një grua shtatzënë infektoi familjen

12 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Ata janë:

  • 3 pacientë në Fier,
  • 3 pacientë në Krujë,
  • 3 pacientë në Kamëz,
  • 2 pacienë në Shkodër,
  • 1 pacient në Tiranë.

Në Fier janë zbuluar 3 pacientë të rinj, disa ditë pasi të gjithë pacientët e mëparshëm ishin shëruar dhe Fieri ishte shpallur qytet i pastër.

Ata janë pjestarë të së njëjtës familje, një grua shtatzënë, fëmija e saj 2 vjeç dhe vjehrra e saj.

Dyshohet se e para është infektuar gruaja e re, e cila ka qenë për vizitë tek familja e saj në Tiranë, ku ka pasur të infektuar të mëparshëm me Covid-19.

Në Krujë, të tre pacietënt kanë lidhje me dy fasoneritë, që tashmë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni që prej 17 prillit. Ata janë punonjës të fasonerive dhe familjarë të tyre.

Për pacientët e rinj në Tiranë, Shkodër e Kamëz nuk ka ende informacion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>