Gjiknuri përjashton nga Reforma Zgjedhore qeverinë e përbashkët tranzitore

Nga Exit News
Gjiknuri përjashton nga Reforma Zgjedhore qeverinë e përbashkët tranzitore

Damian Gjiknuri, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka përjashtuar përfshirjen e qeverisë tranzitore në reformën zgjedhore. Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Kuvend sot, Gjiknuri tha:

“Qeveria tranzitore nuk është kusht i Reformës Zgjedhore, është çështje politike. Një nga propozimet është për procesin zgjedhor, pra partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor që është ‘game changer’. Shpresoj të kemi mundësi të gjejmë kompromis”.

Qeveria e përbashkët tranzitore është kërkesa thelbësore e Partisë Demokratike, ju përgjigj Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Keshillin Politik, Gjiknurit. Në një intervistë tek News24, Bylykbashi tha se:

“Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore.  Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të”.

Gjithashtu, Gjiknuri tha se reforma zgjedhore do të përfundojë më 30 qershor, me ose pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare, si dhe këshilli politik do të fillojë punën javën e ardhsme me ose pa opozitën:

“Kuvendi i ka votat, do përpiqemi dhe me opozitën parlamentare t’i bëjmë votat. Kuvendi na ka lënë një afat 30 qershor dhe ky duhet të jetë afati i fundit pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>