Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë BE- Ballkan Perëndimor organizuar nga partitë popullore europiane (PPE), në kuadër të samitit të Zagrebit.
Zoti Basha kërkoi një reagim të shpejtë “për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave”, në Shqipëri:
“Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë”.
Ai tha se plotësimi i “15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara”, në procesim e anëtarësimti të vendit.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Parlamenti Evropian Charles Michel, Përfaqësuesi i Zgjerimti Oliver. Eurodeputetja Tanja Fajon, Kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti, Ish-kryeministri Zoran Zaev, dhe përfaqësuesit e opozitës së Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.