Kryeministri Rama ju përgjigjë kritikave për raportin e sotëm të Freedom House, duke ju referuar një raporti të “Lirisë së Vendeve” të po kësaj organizate.
Raporti i publikuar sot nga Freedom House, quhet “Kombe në Transit” ndërsa Kryeministri i referohet Raportit të përvitshëm të Freedom House, i publikuar pjesërsisht në shkurt 2020.
Raporti i “Kombeve në Tranzit” vlerëson gjendjen e demokracisë e vendeve në tranzit. Ndersa raporti i “Lirisë së vendeve” vlerëson gjendjen e demokracisë në të gjithë vendet e botës.
Raporti i plotë narrativ i Freedom House për vitin 2020 ende nuk është publikuar.