Mes të infektuarve me Covid-19, 40 janë fëmijë dhe gra shtatzëna

Nga Exit News
Mes të infektuarve me Covid-19, 40 janë fëmijë dhe gra shtatzëna

Mes 842 të infektuarve me Covid-19 në vend, vetëm 35 janë fëmijë dhe 5 janë gra shtatzëna.

Shumica prej tyre, 22 fëmijë dhe 4 gra shtatzëna janë shëruar plotësisht.

Sipas informacioneve të Institutit të Shëndetit Publik, gruaja shtatzënë që vazhdon të jetë e infektuar është pacientja e zbuluar dje në Fier.

Ajo është infektuar pasi ka vizituar familjen e saj në Tiranë, ku ka pasur persona të prekur me Covid-19. Aktualisht ajo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Sa i përket fëmijëve të prekur, mosha e tyre varion nga 1 deri në 14 vjeç. Të gjithë fëmijët e infektuar kanë qenë asimptomatikë dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ata janë prekur si pasojë e kontakteve me familjarë të tjerë të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>