Partia Demokratike deklaroi se gjatë muajit prill janë shpallur 194 tendera me shumën prej 25 milionë dollarë, nga të cilat 22 milionë janë përdorur për tendera pa asnjë lidhje me pandeminë.
Në një postim në Facebook, Dhurata Çupi shkruan:
“Plot 194 tendera me shumën prej 25 milionë dollarë janë shpallur vetëm gjatë muajit prill nga kryebashkiakët e pavotuar nga zgjedhësit. Dhe sipas të dhënave zyrtare, nga fondi total prej 25 milionë dollarë, pjesa dërrmuese (88%) ose rreth 22 milionë dollarë, është përdorur për tendera që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe emergjencën pandemike .”
Çupi pohoi se nga 1 deri në 30 prill janë shpallur 194 procedura tenderash nga të cilat:
– 182 ose 88 përqind nuk kanë lidhje me pandeminë
– 12 kanë lidhje me pandeminë, nga të cilat janë lidhur 8 kontrata.
Çupi deklaron se ka të dhëna se këto tendera janë sekrete dhe ju bëri thirrje autoritetve ligjzbatuese të nisin hetimet për to.