Përditësim 12 maj: 4 të infektuar të rinj, shkon në 876 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 12 maj: 4 të infektuar të rinj, shkon në 876 totali i të prekurve

4 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 876.

Ngjashëm si një ditë më parë, kjo shifër e të infektuarve ditorë është më e ulta në dy muajt e fundit.

78 përqind e të infektuarve ose 682 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar  2 në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 10802 persona, prej të cilëve janë:

– 876 të infektuar,

– 31 viktima;

–  682 të shëruar,

–  163 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku vetëm 1 është në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 12 maj është:

– Tiranë, 70 pacientë aktivë,

– Krujë, 51 pacientë aktivë,

– Shkodër, 16 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Kurbin, 3 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë

– Berat, 1 pacient aktiv,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Durrës, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>