Rama i vendosur për administratë jo partiake për menaxhimin e zgjedhjeve

Nga Exit News
Rama i vendosur për administratë jo partiake për menaxhimin e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama theksoi se ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të dalin jashtë propozimeve të OSBE- ODIHR. “Nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës por për të pranuar rekomandimet e OSBE”, tha Zoti Rama gjatë konferencës për shtyp, ditën e sotme.

Ai tha se reforma zgjedhore do të përfshijë dy vendime të rëndesishme:

— Depolitizimin e administratës, zëvendësimi i komisionerëve partike me qytetarë të pavarur.

— Kolegji Zgjedhor, i cili shqyrton ankesat e vendime të kqz, duhet të përbëhet vetëm me gjykatës që kanë kaluar vetingun.

Megjithëse Rama u shpreh se këto dy pika nuk pranohet nga opozita, ai tha se do t’i miratojë.

“Puna po shkon në atë drejtim që 2 pika janë të panegocueshme, e para depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore, një histori e vjetër dhe burim problematikash të lidhura me politizimin e administratës zgjedhore. ODIHR në raportet e veta ka rekomanduar depolitizimin. Ne jemi ta çojmë deri në fund që kjo administratë t’i përkasë qytetarëve dhe ligjit.

Dhe e dyta përfshirja e Kolegjit Zgjedhor e atyre gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun. E përsëris që gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, nuk do pranohen në Kolegj Zgjedhor. Pra këto janë 2 pikat e panegociueshme”- tha Rama.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>