Partia Demokratike deklaroi se Shqipëria renditet e fundit për ndihmën ekonomike ndaj bizneseve dhe qyetetarëve, gjatë pandemisë.
Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shkruan se qeveria ka paguar 41.5 milionë euro për qytetarët shqiptarë, të njëjtën shumë sa paguan për konçesionarët Unazës së Re.
“Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.”
Bardhi shton se Shqipëria ka humbur 10-fishin e vendeve të punës gjatë pandemisë së COVID-19.