4 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 880.
Ngjashëm si dy ditët e kaluara, kjo shifër e të infektuarve ditorë është më e ulta në dy muajt e fundit.
78 përqind e të infektuarve ose 688 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar 2 në Tiranë dhe 2 në Berat.
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11048 persona, prej të cilëve janë:
– 880 të infektuar,
– 31 viktima;
– 688 të shëruar,
– 161 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 21 pacientë, ku vetëm 1 është në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 maj është:
– Tiranë, 70 pacientë aktivë,
– Krujë, 51 pacientë aktivë,
– Shkodër, 16 pacientë aktivë,
– Fier, 5 pacientë aktivë,
– Kurbin, 3 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë
– Berat, 1 pacient aktiv,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Durrës, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.