Çdo vend i BE-së po ndjek një qasje të ndryshme për hapjen e kufijve. Deutche Welle ka përmbledhur vendimet për hapjen e kufijve të marra nga vendet evropiane:
Gjermania
Ditën e shtunë, 16 maj 2020, Gjermani do të hapë kufijtë me Austrinë, Zvicrën dhe Francën. Më 15 qershor do të hapë kufijtë edhe me vendet e tjera të BE-së. Ndërkohë, fluturimet ndërkombëtare nuk ka ende një datë.
Austria
Vjena ka vendosur hapjen e kufijve me 15 qershor për të gjithë udhëtimet jashtë BE-së. Ditën e mërkurë, 13 maj ka hapur kufijtë me Hungarinë.
Ditën e premte, më 8 maj Austria hapi kufijtë me Gjermaninë dhe është në diskutime me Zvicrën dhe me vendet e tjera të lindjes për të hapur më tej kufijtë.
Franca
Franca lejon udhëtarët nga Britani të hyjnë dhe të dalin nga Franca pa zbatuar periudhën e karantinës. Gjithashtu, Franca nuk do të zbatojë periudhën e karatinës me vendet e BE-së dhe me Zvicrën. Franca do të hapë kufijtë për vendet e tjera më 15 qershor.
Italia
Italia teknikisht asnjëherë nuk I ka mbyllur kufijtë, por masat ekstreme të vendosura në aeroporte, përhapja e virusit dhe mbyllja e kufijve nga vendet e tjera ka ndërprerë fluturimet ndërkombëtare në Itali.
Spanja
Spanja i ka hapur kufijtë, duke vendosur detyrimin e qendrimti 14 ditë në karantinë për këdo që hyn në vend. Rregulli i ri do ët hyjë në fuqi ditën e premte, 14 maj dhe do të jetë në fuqi deri më 24 maj, kur mbaron gjendja e emergjencës.
Portugalia
Qeveria ka thënë se plazhet dhe hotelet do të jenë gati për të pritur turistë në mes të qershorit, por ende nuk kanë dhënë shpjegime se si do ti kontrollojnë njerëzit që do të hyjnë në vend. Turizmi në Portugali përbën 6 për qind të ekonomisë.
Norvegjia
Pavarësisht s enuk ëshët vend anëtar I BE-së, Norvegjia të mërkurën më 13 maj hapi kufijtë për të gjithë vendet e BE-së, përfshirë Britaninë, Islandën, dhe Liktenshtajnin.
Polonia
Polonia do ti hapë kufijtë më 12 qershor. Por, diplomatët, punonjësit e huaj me leje qendrimi, dhe kamionët do të lejohen të hyjnë në Poloni që prej 13 majit.
Kroacia
Kroacia pritet të hapë këto ditë kufirin me Slloveninë. Ndërsa me vendet e tjera kufijtë do të hapen më 14 qershor.
Greqia
Greqia planifikon të hapë kufijtë veriorë në ditën në vijim, si dhe i ka bërë kërkesë KE-së të hartojë protokollin shëndetësor për sezonin turistik.