Qytetarët shqiptarë mund të qendrojnë në Itali edhe pas mbarimit të vizave

Nga Exit News
Qytetarët shqiptarë mund të qendrojnë në Itali edhe pas mbarimit të vizave

Qeveria italiane ka shtyrë afatin e lejeve të qendrimit për emigrantët deri në 31 gusht 2020. Si dhe nuk do të penalizojë asnjë shqiptar, i cili po qendron në Itali përtej afatit të vizës. Vendimi u morr për shkak të masave kundra koronavirusin.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, njofton Ambasada jonë në Romë.

Ambasada njoftoi se lejet e qendrimit të cilat skadojnë nga 31 janar i deri më 31 korrik 2020 do të zgjaten deri në 31 gusht të 2020.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>