Ndalimet e paligjshme të policisë – Video

Ndalimet e paligjshme të policisë – Video

Operacioni i policisë në Parkun e Liqenit ka qënë arbitrar dhe, me gjasa, i paligjshëm.

Policia e shtetit ka bërë ndalime të paligjshme, pa asnjë shkak të dukshëm dhe pa asnjë citim të arsyes së arrestimit. Ndalime janë bërë edhe nga policët bashkiakë në kapërxim të kompetencave të tyre.

Në fakt, përfshirja e policisë bashkiake në menaxhimin e turmave që protestojnë është, të paktën, shkelje administrative në mos penale.

Edhe pse qytetarët janë munduar që të kundërshtojnë ndalimet nga policia, duket se policët nuk e kanë idenë e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Me shumë se veprime të një policie të rregullt e të ligjshme, veprimet e policisë kanë shëmbëllyer si veprime të ndonjë grupi privat që vepron në emër të forcës dhe jo të ligjit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>