Partia Demokratike deklaroi se rritja e numrit të infektuarve vjen nga vazhdimi i punës në fasoneri.
Në një postim në Facebook, ish deputeti Bardh Spahia tha se faji për rritjen e numrit të të infektuarve e ka qeveria jo qytetarët. Ai shtoi se kryeministri Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos ju paguante pagën e luftës.
Spahia shkruan:
“E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.”
Ish deputeti Spahia theksoi se “rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut.”