Italia hap kufijtë tokësorë dhe ajrorë në 3 qershor

Nga Exit News
Italia hap kufijtë tokësorë dhe ajrorë në 3 qershor

Italia do të hapë kufijtë në 3 qershor tokësore dhe ajrorë. Vendimi u mor mbrëmjen e së premtes nga qeveria italiane, e cila miratoi një plan me lehtësimin e masave kufizuese.

Nga 3 qershori do të lejohet dhe lëvizja brenda rajoneve të Italisë. Shumë prej rajoneve kanë kërkuar hapjen e brendshme më shpejt, por ekspertët brenda qeverisë kanë ende frikën e shpërthimit të një vale të dytë me të infektuar.

Dyqanet do të hapen më 18 maj dhe qeveria vendosi që të gjitha lëvizjet brenda secilit rajon të lejohen në po të njëjtën datë.

Brenda secilit rajonet mund të rikthehen në punë të gjithë sektorët e ekonomisë që ende ishin mbyllur, për sa kohë që ndiqen protokollet e sigurisë.

Dyqanet dhe restorantet në të gjithë vendin po përgatiten të rihapen nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjenës, siç rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.

Autoritetet e shëndetit kombëtar do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që çdo biznes respekton protokollet.

“Sfida është e madhe, aq e madhe sa është e vështirë të përcaktohet, dhe mbi të gjitha ka paqartësi. Ndjenja e pasigurisë po mbizotëron kudo,” u shpreh Alberto Volpe, menaxher i një dyqani veshjesh në Romën qendrore.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19, Italia ishte vendi i parë evropian që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi kufizime drastike që më 9 mars.

Më shumë se 31.600 italianë kanë vdekur nga COVID-19, numri i tretë i vdekjeve në botë pas asaj të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>